Kosova

Arrestohen burrë e grua për patentë shoferë të falsifikuar

Janë arrestuar dy meshkuj në Gjilan, pasi që njëri prej tyre në mënyrë të rreme ka falsifikuar patentë shofer, lëshuar nga shteti i Austrisë për përfitime personale, duke pajisur të dyshuarin tjetër dhe bashkëshorten e tij, e cila është pajisur me dokument patentë shofer të Kosovës përmes patentë shoferit të falsifikuar të Austrisë, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokuronit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, përcjell albinfo.ch.

Policia raporton se rasti ka ndodhur në Gjilan, më 21 maj.

Ndërkohë, dje në Fushë Kosovë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin është intervistuar viktima femër K/Shqiptare ndërsa i dyshuari gjatë verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar nga gjykata, dhe i njëjtit i është dorëzuar njësitit policor të Klinës.