E-Diaspora
Arrestohen dy kosovarë: dyshohen se po përgatisnin një sulm në qendrën tregtare
Dy vëllezër të lindur në Kosovë, 28 dhe 31 vjeçarë dyshohen se mund të kenë përgatitur një sulm në Qendrën Tregtare “Centro” në Oberhausen.
Pak pas mesnatës së mbrëmshme, njësitet speciale nga Duisburgu kanë ndaluar dy persona të dyshuar. Dy vëllezër të lindur në Kosovë, 28 dhe 31 vjeçarë dyshohen se mund të kenë përgatitur një sulm në Qendrën Tregtare “Centro” në Oberhausen. Në bazë të një indikacioni nga burimet e sigurimit policia e ka rrethuar qendrën për ta kontrolluar, shkruan spiegel.de dhe mediat tjera gjermane.
Se deri ku kishin shkruar përgatitjet për sulmin e përmendur ende është lëndë e hetimeve intensive që po zhvillohen, transmeton albinfo.ch. Ato pritet të tregojnë edhe nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.
Policia në Essen qysh rreth orës 18 të mbrëmjes së të enjtes kishte mobilizuar forca shtesë për të siguruar qendrën e përmendur tregtare dhe tregun e krishtlindjes aty afër. Këtë e kishte bërë pas sinjaleve nga shërbimet e sigurimit.
Policët, me uniformë dhe si civilë kanë kontrolluar atë lokacion. Po aty rreth orës 0.45 pas mesnatës ka ndodhur edhe arrestimi.
Dy të dyshuarit po merren në pyetje nga policia në Essen, si qendër e landit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













