Kosova

Arrestohen personat që ndërhynë gjatë ceremonisë në Dubravë

Sot, me rastin e 20-vjetorit të përkujtimit të masakrës në Burgun e Dubravës, Shërbimi Korrektues i Kosovës  ka planifikuar planin operativ “Masakra e Dubraves”, me qëllim të ofrimit të kushteve Këshillit organizativ për të mbajtur këtë eveniment. 

Gjatë kësaj ceremonie, SHKK ka ofruar siguri dhe lejimin e hapësirës për Këshillin organizativ të këtij përvjetori, ku gjatë këtij operacioni kanë qenë të angazhuar rreth 300 oficerë korrektues, dhjetë kombibusë dhe shtatë vetura, të cilat kanë bartur pjesëmarrësit e ceremonisë nga hyrja kryesore deri te vendi ku po shënohej njëzetvjetori i masakrës së Burgut të Dubravës.

Gjatë kohës kur po mbahej ceremonia në hapësirat e Qendrës Korrektuese në Dubravë një qytetar ka tentuar ta prishë ceremoninë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, duke e larguar nga vendi ku po zhvillohej ceremonia, bashkë me të ishin edhe disa persona të tjerë, të cilët u dërguan jashtë perimetrit të qendrës korrektuese.

Të lartpërmendurit u arrestuan nga policia, ndërsa ceremonia vazhdoi e qetë, ku çdo gjë rrodhi mirë, ashtu si ishte paraparë me planin operativ, transmeton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.

Ky është momenti kur Shefqet Kabashi përplaset me zyrtarët e burgut në Dubravë (VIDEO)

Publiée par Klan Kosova sur Mercredi 22 mai 2019