E-Diaspora
Arrestohet në aeroportin e Cyrihut, duke u nisur drejt Prishtinës
Një i arratisur 26 vjeçar u arrestua në Zvicër për shkak të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Prokurori Publik i Piacenzës.
Shqiptari, i njohur tashmë nga drejtësia, iu arratis policisë tetorin e kaluar gjatë një operacioni blic, të njësisë hetimore të Piacenzës në fund të një hetimi në lidhje me shitjen dhe prodhimin e drogës.
Sic raporton Top-Channel nga Tirana, shqiptari me inicialet K. E, 26 vjeç, pas disa muajsh në arrati është arrestuar nga policia zvicerane në aeroportin e Cyrihut gati të hipte në një fluturim për në Prishtinë (Kosovë) dhe u arrestua në bazë të një urdhër arrestimi Evropian lëshuar nga Prokurori Publik i Piacenzës në tetor 2018, përcjell albinfo.ch.
26-vjeçari, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë shqiptarë, të arrestuar, u akuzua për organizimin e ‘blerjen e sasisë së 2 kg droge, që do të shitej në Piacenza, përcjell albinfo.ch.
Shqiptari, i cili u ekstradua në Itali dhe tani është në burg në Como, gjithashtu duhet t’i përgjigjet një serie akuzash, që kanë të bëjnë me vjedhjen e banesave dhe vilave në territorin e Firences.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












