Shkurt.ch
Arrestohet në Bullgari zvicerani me një arsenal të tërë armësh
Personi i cili ka dashur të udhëtojë në Siri me armë të shumta, përmes Turqisë dhe u arrestua nga autoritetet bullgare, është një banor i Kantonit Aargau. Nëse do të pasojnë negociata, mbetet e paqartë. Dyshohet se ai është i sëmurë psikisht
Të enjten, Prokuroria bullgare ka njoftuar se një zviceran është ndaluar në kufirin me Turqinë. Në automjetin e tij ishin zbuluar pushkë, 24 thika, një pistoletë dhe rreth 400 plumba. Fortesa rebele Idlib në Siri, ishte destinacioni përfundimtar i udhëtimit të tij. Ai u kishte thënë autoriteteve se atje do të ndihmonte civilët, shkruan “Sonntagblick”, përcjell Albinfo.ch.
Sipas “Sonntagsblick”, bëhet fjalë për një person 30-vjeçar nga rrethi Suhr i Aargaut. Ai duhet të ketë jetuar një jetë qytetare larg nga dhuna dhe të ketë qenë njeri familjar. Thuhet se ai ka qenë i angazhuar në departamentin e zjarrfikësve dhe gjithashtu i ka adhuruar kafshët dhe ka qenë “i interesuar për ndihma humanitare”, siç thotë ai.
Të premten ai është dashur të paraqitet para gjykatësit. Ky i fundit vendosi që 30-vjeçari të mbetet në paraburgim. Avokati i tij ka pohuar se personi është në gjendje të rënduar psikike dhe se duhet të transferohet në ndonjë klinikë. Tani mjekët do të vendosin nëse ai është i gatshëm psikikisht për seancë gjyqësore.
Personi po kërkohej pas një urdhërkërkese nga Zvicra. Babai i tij kishte alarmuar se djali i tij ishte zhdukur me automjet dhe se nga banesa po mungonin armët e zjarrit dhe municioni.
Prokuroria speciale e Bullgarisë e akuzon atë për terrorizëm dhe kontrabandë të armëve jashtë kufirit shtetëror.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane













