CH-Ballkani
Arrestohet në Kosovë krimineli më i kërkuar i Austrisë
H.L ishte i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar që nga viti 2009 për tentim vrasjeje të një polici, vjedhje me dhunë, shkaktim lëndimi të rëndë trupor etj.
Është arrestuar në Kosovë njëri ndër dy kriminelët më të kërkuar nga Austria. Arrestimi i tij është bërë të martën në Kosovë, ku ndodhej H.L. 32 vjeçar, njofton orf.at dhe të gjitha mediat austriake.
Ai ishte i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar që nga viti 2009 për tentim vrasjeje të një polici, vjedhje me dhunë, shkaktim lëndimi të rëndë trupor etj. transmeton albinfo.ch.
Në prill të vitit 2009 H.L. kishte sulmuar me thikë një polic në Währing të cilit i kishte shkaktuar lëndime me rrezik për jetën. Ndërsa më herët, në vitin 2006 ai, gjatë një tentimi plaçkitjeje në Hernals kishte therur me thikë një person.
Duke qenë se Austria ende nuk ka të nënshkruar një marrëveshje me Kosovën për ekstradim, ajo nuk mund të presë që i arrestuari të sillet në vendin ku ka kryer krimet, përcjell albinfo. ch mediat austriake. Kështu, H.L, pritet të gjykohet në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











