Kosova
Arrestohet një person që transportonte migrantë
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi është kapur duke transportuar ilegalisht gjashtë shtetas të huaj.
“Njësiti patrullues të hënën, ka ndaluar të dyshuarin mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë duke transportuar ilegalisht jashtë pikës kufitare gjashtë shtetas të huaj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë raportuar edhe për disa raste të tjera.
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit G.B., me dyshimin se i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Prokuroria ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, ndaj të pandehurit G.B., dhe të pandehurve R.M. dhe Sh.G., me dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Tek i pandehuri G.B., Policia e Kosovës gjatë bastisjes së veturës së tij ka konfiskuar 4kg e 917 gramë marihuanë dhe 1.2 gram narkotikë llojit kokainë, kurse tek dy të pandehurit tjerë janë konfiskuar 2 gram marihuanë. Po ashtu kjo prokurori ka lëshuar urdhër për kufizim të përkohshëm të veturës, ashtu që menjëherë pranë kësaj gjykate ka parashtruara kërkesën për sekuestrim e përkohshëm të veturës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Seanca dëgjimore për caktimin e këtyre masave pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














