Lajme

Arrestohet një shtetas gjerman në Zvicër, u vesh me bomba të rreme në paradë

I dyshuari kishte vendosur në çantë bomba të rreme. Kjo çantë u gjet mbrëmjen e së shtunës në festivalin e Paradës së Zvicrës.

Policia e Cyrihut arrestoi të shtunën një 31-vjeçar gjerman, të veshur me bomba të rreme në “Street Parade” të Cyrihut. Aktualisht policia po heton motivin, por nuk tregoi ndonjë lidhje ideologjike.

Një çantë e dyshimtë portokalli u gjet të shtunën në mbrëmje gjatë festivalit muzikor tekno që tërhoqi rreth 850,000 vizitorë në qytetin zviceran.

Përmbajtja e çantës u analizua nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Cyrih të dielën, i cili zbuloi se ajo përmbante bomba me gypa të rremë. Policia Kantonale e Cyrihut, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Cyrih-Sihl, aktualisht janë duke hetuar motivin për ndërtimin e bombave të rreme dhe duke i lënë ato në paradë.

Të hënën, Policia Kantonale e Cyrihut arrin në kantonin e Aargau, ku u gjet pronari i dyshuar i çantës së shpinës.

Një burrë zviceran 35-vjeçar ishte arrestuar, por u lirua nga paraburgimi pa dyshime të mëtejshme, shkruan Swissinfo, përcjell Albinfo.ch.