Kosova

Arrestohet një zyrtar i LDK-së, dyshohet për blerje votash

Mediat në Kosovë raportojnë se një zyrtar i LDK-së, është arrestuar për blerje votash në Podujevë.

Anëtari i LDK-së që është i afërt edhe me kandidatin për kryetar të Podujevës nga radhët e LDK-së, Ekrem Hysenin, është arrestuar pasiqë është zënë duke blerë vota, raporton Observeri, përcjell Albinfo.ch.

Zyrtari i arrestuar mësohet se është anëtar i LDK-së nga fshati Gllamnik.