Maqedonia
Arrihet marrëveshja për datën e zgjedhjeve në Maqedoni
Do të propozohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim përputhjen e afateve me datën e zgjedhjeve
Partitë kanë arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Më 15 korrik Maqedonia Veriore shkon në zgjedhje parlamentare.
Këtë e konfirmoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili deklaroi se kushtet e VMRO-DPMNE-së janë pranuar dhe se lëvizje nga kjo datë nuk ka.
13 dhe 14 korriku do të jenë data kur do të votojnë personat në vetizolim, të sëmurët me Kovid-19 dhe qytetarët që kanë sëmundje të tjera dhe nuk janë në gjendje t’iu drejtohen kutive të votimit.
Do të propozohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim përputhjen e afateve me datën e zgjedhjeve.
“15 korrikun e vulosim si datë përfundimtare për në të cilën me garanci do të merr pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja. Sot fola përsëri me Mickoskin dhe më tha se pranon zgjedhje më 15 korrik”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së, raporton Alsat.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konfirmoi se subjekti i tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e 15 korrikut, përcjell albinfo.ch.
“Dy kushtet që i kërkuam janë pranuar, e para protokolli për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe e dyta misioni i OSBE-ODIHR-së ta mbrojë vullnetin e qytetarëve”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Për BDI-në 15 korriku është datë e pranueshme. “Ftojmë të gjitha institucionet e vendit të përgatisin të gjitha protokollet për mbrojtje maksimale të shëndetit të qytetarëve gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve”, njoftojnë nga BDI.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa këmbëngul në datë me konsensus dhe proces legjitim.
“Kemi vlerësuar se përveç 12 prillit është e pranueshme çdo datë tjetër që do të sillet me konsensus të plotë nga të gjitha forcat politike në vend”, thonë nga ASH-AAA.
Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se dekretin për zgjedhje do ta ndryshojë pasi partitë politike të arrijnë konsensus për datën e zgjedhjeve. Për nisjen e procedurave zgjedhore, KSHZ-ja pret datën zyrtare nga Kuvendi.
E-Diaspora
-
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë Kolona ka arritur në 200 metra, ndërsa në pikat e tjera kufitare qarkullimi vazhdon pa vonesa... -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!”
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? Në BE, kompanitë e mëdha të modës nuk lejohen më të shkatërrojnë rrobat e pashitura në... -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion -
Zjarrfikësit zviceranë dërgohen në Francë si përforcime për të luftuar zjarret e mëdha pyjore -
Zvicra planifikon të rihapë bunkerët e saj ushtarakë











