Lajme
Arrihet marrëveshja për kushtet e punës në BE
Pas muajsh të tërë ngërç, një hap i rëndësishëm është marrë për të përmirësuar kushtet e punës të punëtorëve në Bashkimin Evropian. Ministrat e Çështjeve Sociale kanë arritur një marrëveshje që u garanton një seri të drejtash shoferëve dhe shpërndarësve të porosive.
Marrëveshja cakton se punonjësit e kësaj kategorie duhet të përmbushin 3 nga 7 kritere për t’u quajtur “punonjës”. Ato përfshijnë caktimin e një shume të caktuar për një udhëtim, refuzimin e punëve të tjera dhe paraqitja në kohën e duhur. Nëse konsiderohen punonjës, ata do të gëzojnë të drejta si pushimet e paguara apo mungesën për shkaqe shëndetësore.
“Nëse lëndohem në një aksident, ata nuk bëjnë asgjë”, deklaroi një shofer.
Marrëveshja redukton fuqinë e algoritmeve që shpërndajnë detyrat dhe preferencat në fasha të caktuara kohore.
Por 5 vende, përfshirë Gjermaninë dhe Spanjën, vlerësojnë se akordi nuk është mjaftueshëm ambicioz dhe shpresojnë që hapi i ardhshëm, ai i negociatave në Parlamentin Evropian, ta çojë atë përpara. Sindikatat kanë të njëjtin këndvështrim.
Ndërkohë Ludovic Voet, kryetar sindikate, deklaroi: “Nuk është shumë ambicioz pasi aktualisht po diskutohet për vendosjen e pengesave me tri kriteret, në një kohë kur mund të ishin dy. Po diskutohet gjithashtu mundësia për derogime kombëtare. Pra, nuk merr parasysh parimin e parë të propozimit objektiv të KE-së, që u garanton punonjësve të drejtat që meritojnë”.
Ndaj, beteja dhe lobimi intensiv i kompanive si “Uber” do të vazhdojë pasi ato mendojnë se marrëveshja nuk u jep mjaftueshëm garanci./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












