Lajme
Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet
Pothuajse gjashtë vjet më pare, Tareq Alaows i hyri udhëtimit të rrezikshëm në Egje me një gomone e më pas, e përshkoi në këmbë thuajse pjesën më të madhe të rrugës nga Athina në Vjenë.
Tani, i riu që iu largua rekrutimit ushtarak në Siri po përpiqet të fitojë një vend në parlamentin e Gjermanisë. Ai planifikon të kandidojë për të Gjelbrit në një ish-rajon minierash të qymyrguri në në perëndim të vendit dhe po përgatitet seriozisht për zgjedhjet e përgjithshme të 26 shtatorit, në të cilat shpreson të marrë pjesë, sigurisht nëse deri atëherë i miratohet kërkesa për shtetësinë gjermane, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Nëse fiton, nga sa thonë të Gjelbrit, Alaows do të bëhet refugjati i parë i zgjedhur në parlamentin federal gjerman. Kur mbërrit në Ghjermani në 2015-tën, thotë se për herë të parë pas shumë vitesh, më në fund, u ndje i sigurtë, edhe pse u trondit fillimisht nga ajo që e priste: një shtrat në një palestër me 60 refugjatë të tjerë, iu ndalua të punonte e nuk i jepeshin mësime të gjuhës gjermane.
Alaows është një nga qindra mijëra migrantë që hynë në Gjermani pasi Kancelarja Angela Merkel hapi asokohe kufijtë për refugjatët që i largoheshin luftrave e varfërisë në Lindjen e Mesme e më gjerë.”Kishte refugjatë në Gjermani edhe para vitit 2015 – ata kanë qenë këtu më gjatë se unë. Është koha që në një demokraci funksionale këta njerëz, të cilët janë pjesë e shoqërisë, të kenë zërin e tyre në politikë”, thotë Alaows, i cituar nga Reuters. Sondazhet e opinioneve i nxjerrin të Gjelbrit të dytët në radhën e fituesve të zgjedhjeve pas bllokut konservator të Merkelit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











