Kosova
Arsimi të bëhet prioritet i institucioneve të Kosovës
“Është punuar mjaft në periudhën e pas luftës për renovimin e sistemit arsimor, por ka munguar investimi dhe përqendrimi në cilësi"
Me rastin e vitit të ri shkollor Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka uruar nxënësit duke thënë se arsimimi cilësor, avancimi i dijes dhe përgatitja bashkëkohore profesionale janë parakushte themelore për zhvillimin e vendit.
“Institucionet tona duhet të punojnë më shumë për të krijuar kushte duke përkrahur në çdo formë sistemin e arsimit dhe edukimit, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në vlerësimet ndërkombëtare për vendin. Urime dhe ju priftë e mbara!”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, transmeton albinfo.ch.
Edhe ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me rastin e vitit të ri shkollor ka kërkuar nga Qeveria e ardhshme që arsimin ta ketë prioritet. “Është punuar mjaft në periudhën e pas luftës për renovimin e sistemit arsimor, por ka munguar investimi dhe përqendrimi në cilësi. Ka qenë logjika e sasisë, e kuantitetit. Por, nuk do të thotë ky orientim që nuk kemi bërë asgjë, që nuk kemi siguruar brenda cilësi. Kërkojmë që Qeveria e ardhshme ta ketë prioritet arsimin”, ka thënë Bajrami.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













