E-Diaspora
Artani dhe Arbeni nga Zvicra, medalje të arta në Kosovë
Artani është fitues i medaljes së artë në kata. Ndërsa Arbeni fitues i katër medalje: dy të arta, një të agjentë dhe një të bronzit.
Në Kampionatin botëror të sportit të karatesë, të mbajtur për herë të parë në Prishtinë prej 4-6 prill 2014, karateistët e Juras Artan dhe Arben Pjetraj fituan tri medalje të arta. Vëllezërit Pjetraj kanë qenë garues të ekipit zviceran (Switzerlant Karate Team). Artani garoi në kategorinë e 12-14 vjeçareve, fitues i medaljes së artë në kata.
Ndërsa Arbeni garoi në kategorinë 10-12 vjeçarëve, fitues i katër medalje: dy të arta, një të agjentë dhe një të bronzit. Medaljet e arta të fituara në Prishtinë paraqesin një mirënjohje për klubin sportiv në Porrentruy aty ku ata u përgatitën për garë, dhe arritën kulmin e sukseseve të tyre të sivjetshme. Me ketë arritje të mrekullueshme ata dy arritën të bëhen kampionë botërorë duke përfaqësuar Zvicrën në federatën ndërkombëtare të karatesë WSKU.
Nxënësit Artani dhe Arbeni stilin e sportit e karatesë e kanë dashuri të madhe por jo të vetmen. Artani në nivelin e mjeshtërisë mban brezin ngjyrë kafe d.m.th.të tretin dhe Arbeni mbanë brezin ngjyrë kafe të dytin. Krahas këtij arti ata më me përkushtim të madh i kanë mësimet. Janë të shkëlqyer në shkollën zvicerane dhe po ashtu në shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Me t’u kthyer nga kampionati midis shokëve dhe shoqeve të tyre të shkollës, tek bisedonin dhe qeshnin me atë çiltërsi që e gjen vetëm tek fëmijët, i pyes: si keni kaluar në Kosovë? Moment i paharrueshëm mbetet fitorja në Prishtinë. Deri me tani kanë marrë pjesë kryesisht në gara rajonale, federale dhe në dy kampionate botërore (vitin e kaluar në Japoni kanë zënë vendin e katërt)dhe këtë vit në Kosovë arritën mjaft suksese.
Kjo është vetëm një faqe e biografisë sportive të karateistëve Artan dhe Arben Pjetraj. Faqet e tjera, urojmë edhe më të arritshme se kjo, do të shkruhen në të ardhmen.
Nexhmije Mehmetaj
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













