Bota

Arti me vezë, i shumëkërkuar për Pashkët në Gjermani

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri te Pashkët, vezët e dekoruara me figura të ndryshme janë fort të kërkuara në jug të Gjermanisë.

Artisti i letrave, Stefan Linner, ka krijuar një botë të vogël në majë të vezëve, duke i prerë letrat në forma shumë të imta, për t’i shndërruar në figura interesante. Për artin e tij, artisti thotë të jetë frymëzuar nga gjërat e përditshme siç është vozitja te klientët, e deri te filmi i preferuar i të birit.

Përveç letrës dhe vezëve, Linner thotë se duhet shumë durim, pasi për të krijuar një figurë, atij i janë dashur 11 orë rresht. Shoferi i një kompanie farmaceutike, kohën e lirë e kalon duke u marrë me atë që tashmë e ka më shumë se hobi.

Çmimet për një vezë të artistit Linner, fillojnë nga 65 deri në 2 mijë euro.