Kultura
Artisti kinez, përmes luleve, sjell kontrastet Lindje-Perëndim
“Unë jam nga Kina, por kam studiuar në Holandë dhe në mua kishte shumë ndikim kultura perëndimore. Andaj puna ime gjithmonë paraqet kontrastin mes dy kulturave"
Fushatë gjigante me lule, nga të cilat shpërthen ngjyra e kuqe, e gjelbër apo e kaltër, dhe mbushin pëlhurat e ekspozitës së re në Londër, të kinezit Zhuang Hong Yi, janë më shumë sesa paraqitje e botës së natyrës, tha ai. Sipas tij, ato janë dialog mes kulturave që kanë formuar punën e tij.
Për ekspozitën e titulluar “Ndriçimi”, e cila u hap në Londër këtë vit, 55-vjeçari ka krijuar skena të shumta që bien në sy, me lule, duke krijuar kështu mijëra lule nga letra e orizit dhe më pas i ngjiti në teksturë.
“Unë jam nga Kina, por kam studiuar në Holandë dhe në mua kishte shumë ndikim kultura perëndimore. Andaj puna ime gjithmonë paraqet kontrastin mes dy kulturave dhe kompozimi i pikturës po ashtu është në kontrast”, tha kinezi.
Krijimet e tij i sollën sukses të jashtëzakonshëm, sidomos komercial, viteve të fundit. Ai tashmë ka ekspozuar në galeritë më të mëdha dhe panairet nëpër Evropë dhe SHBA dhe nga kuratorët përshkruhet si artisti më i shitur aziatik në Britani.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














