Lajme
Artisti shqiptar në operën e Berlinit: Teatrot duhet të hapen
Ndryshe nga Europa, Shqipëria ende i ka dyert e mbyllura të teatrove, nga ana tjetër, Kosova dje hapi për herë të parë disa teatro pas një kohe të gjatë, transmeton albinfo.ch.
Balerini dhe koreografi Andrea Rama thotë se në Berlin jeta artistike ka nisur që në qershor.
“Në Berlin lajmi i parë që do të hapeshin dhe teatrot e mbyllura erdhi në qershor. Ne patëm shfaqjen e parë në 4 korrik. Ato duhet të hapen në një audiencë të kufizuar, sepse kjo është e nevojshme. Artistët kanë zgjidhje për situatën”, tha ai.
Po ashtu, ideatori i festivalit në hapësira publike thotë se këtë eksperiencë e ka zhvilluar jo vetëm në periudhë pandemie në disa vende evropiane.
“Ideja është e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë edhe komplekse sepse ambientet publike të japin lirinë e pafundme por është edhe pjesa ku kufizohesh për shkak të arkitekturës. Ne kemi bërë disa shfaqje, në Berlin, në Francë. Kemi realizuar shfaqje edhe me fëmijët, kontakti me ta ka qenë shumë i bukur”, shprehet koreografi.
Së bashku me të kanë ardhur edhe artistë nga Gjermania, të cilët u bënë pjesë e festivalit në hapësira publike.
“Tirana ishte vërtet surprizë për mua, pasi është hera e parë që e vizitoj dhe më frymëzoi edhe në konceptin tim koreografik bazuar mbi Bethovenin, i cili u interpretua nga fëmijët, gjithashtu edhe për kuartetin e grave”, thotë një prej tyre.
“Është me shumë rëndësi që të udhëtosh dhe të njohësh njerëz të rinj përmes performancave të tua. Arti është shumë i rëndësishëm dhe në këto kohë të vështira, njerëzit duhet të ushqehen me artin”, tha një artist tjetër.
Festivali vjen vërtet ndryshe, ku gjithçka ndodh në hapësirë publike, prova e shfaqje e performancat, me qëllim të afrojnë publikun drejt artit.
Festivali u përmbyll tek Amfiteatri i Kodrave të liqenit, ku u bënë bashkë 54 artistë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen















