E-Diaspora
As në Bazel nuk fitojnë shqiptaro-zviceranët
Edhe në Bazel kandidatët shqiptaro-zviceranë nuk kanë arritur të sigurojnë një vend në Parlamentin e Kantonit Bazel. Arsim Sadriu ka arritur të fitojë 3015 vota, por nuk kanë mjaftuar të hyjë në Parlamentin e Kantonit.
“Ishte hera e parë si komunitet për ne që kemi marrë pjesë në këto zgjedhje dhe kemi arritur t’i përfaqësojmë shqiptarët si nocion i përfaqësimit politik dhe që do të na shërbejë që në të ardhmen të konsolidohemi, sepse shqiptarët në Bazel kanë potencialin të zgjedhin 3-4 deputetë nga radhët e veta. Është ndarja në zonat e votimeve që na ka kushtuar në vota dhe na mbeti pa shpërblyer”, thotë në një postim kandidati shqiptar i socialdemokratëve, Arsim Sadriu, përcjell albinfo.ch.
Por, në anën tjetër, sipas Sadriut, është arritur një rezultat rekord në llogari të Partisë Socialdemokrate në Bazel, duke fituar krahas subjekteve që, sipas tij, me decenie na kanë fyer dhe përgojuar si komunitet.
“Janë 7360 vota që kemi arritur si komunitet shqiptar bashkë me kandidaten tjetër, Almedina Maliqi, t’i inkasojmë në konton e Partisë Socialdemokrate”, thekson Sadriu.
Politikani shqiptar ka falënderuar të gjitha ata që e votuan dhe e përkrahën gjatë fushatës zgjedhore.
Ai shpreson që në zgjedhjet e ardhshme të kandidojnë edhe shqiptarë të tjerë, duke na përkujtuar zgjedhjet e muajit nëntor, kur sipas Sadriut, shqiptarët duhet të mobilizohen që t’i përkrahin kandidatët për qeverinë e kantonit, Hans-Peter Wessels dhe Heidi Mück.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Angli
Gjendet i vdekur 28-vjeçari shqiptar në Angli, policia heton rastin si vrasje Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje, por janë liruar me kusht ndërsa hetimet vijojnë.... -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029
Jeta në Zvicër
-
Bazeli paralajmëron qytetarët: Mos qëndroni nën pemë gjatë valës së të nxehtit Autoritetet thonë se temperaturat e larta dhe thatësira kanë dobësuar degët e pemëve, duke rritur rrezikun... -
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë










