Bota
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon pushtimin rus të Ukrainës
141 shtete anëtare kanë votuar në favor të një rezolute përkatëse, 35 kanë abstenuar dhe 5 kanë kundërshtuar
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka dënuar sot pushtimin rus të Ukrainës dhe i ka bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund agresionit të saj.
Votimi, i cili u mor me shumicë të madhe, nuk mund të bllokohet me veto nga përfaqësitë e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.
141 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë votuar në favor të një rezolute përkatëse të mërkurën në Nju-Jork.
35 vende kanë abstenuar dhe vetëm 5 e kanë hedhur poshtë vendimin. Ato janë: Bjellorusia, Eritreja, Siria, Koreja e Veriut dhe vetë Rusia.
Siç dihet, rezolutat në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk kanë fuqi veprimi, ndryshe nga ato që do të merreshin në Këshillin e Sigurimit.
Por mbledhja urgjente e mbajtur nga Këshilli i Sigurimit nuk ka arritur të sigurojë votimin për dënimit e agresionit rus, për arsyen e thjeshtë se Rusia, si shtet me status të përhershëm në KS, ka përdorur të drejtën e vetos.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













