Lajme
Ashpërsohen ndalimet mbi reklamat për duhanin në Gjermani
Së fundmi, Dhoma e Lartë e Parlamentit miratoi një ligj që zgjeron ndalimet mbi reklamat për duhanin në Gjermani, i vetmi vend i Bashkimit Europian ku ato lejohen ende në hapësirat publike, transmeton albinfo.ch.
Kështu Bundesrat miratoi më në fund një projektligj të vendosur në maj nga koalicioni në pushtet midis konservatorëve të Angela Merkel dhe socialdemokratëve, pas negociatave të gjata.
Nga fillimi i vitit 2021, reklamimi do të ndalohet në kinema për filmat e hapur për të miturit. Shpërndarja falas e cigareve gjatë ngjarjeve, të tilla si festivalet e muzikës, nuk do të lejohet më, raporton ATSh.
Vitin pasues, ndalimi do të përgjithësohet edhe në hapësirat publike.
Cigaret elektronike do të preken gjithashtu nga këto ndalime nga viti 2024.
Aktualisht, reklamimi i duhanit është i ndaluar në radio, televizion dhe në shtyp, por Gjermania është i vetmi vend europian që nuk ndalon posterat në rrugë dhe reklamat në kinema.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













