Futboll
Asllani nuk frikësohet nga Italia
Kristjan Asllani më shumë se për ndeshjen me Lihtenshtajnit, në emisioni “Kuqezi” të Supersport u pyet për ndeshjen e parë me Italinë në Evropian, sezonin me Interin dhe pozicionin që ka fituar në formacionin e Sylvinhos, transmeton albinfo.ch.
“Po të më bëjnë pyetje nga stafi apo futbollistë për Italinë, sigurisht do të përgjigjem. Të gjithë e njohim Italinë, ka lojtarë shumë të fortë. Po përgatitemi për atë ndeshje dhe shpresojmë të bëjmë sa më mirë. Shpresojmë të shkojmë në formën më të mirë, dhe po pati nevojë skuadra për ndonjë pasim të gjatë, shpresoj të jap asist”.
“Po, normale, Evropiani nuk vjen çdo vit. Kemi ardhur me shumë dëshirë deri këtu, ndeshjen e morëm seriozisht dhe shpresojmë të arrijmë në formën më të mirë përballë Italisë.”
Interi dhe Shqipëria: “Jam 22 vjeç dhe sa herë me jepet shansi, dua të jap diçka. Tek Interi kam pasur disa mundësi dhe mendoj se kam bërë mirë. Falënderoj Sylvinhon që më ka dhënë mundësi. Unë dua të jap më të mirën në fushën, të shohim.
Këtë vit erdhi edhe goli i parë me Interit. Jam përfshirë shumë më grupin dhe jam bërë shok me të gjithë lojtarët. Kjo është shumë e rëndësishme.
Zielinski tek Interi: “Po e presim Zielinksin, është shumë i fortë, teknik, po e presim në ekipin tonë”.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës













