Lajme
Asociacioni i Komunave të Kosovës: Masat e reja po shkaktojnë kaos
Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për ndalim qarkullimin me orar të njëjtë në gjithë territorin e Kosovës, ka reaguar Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Me masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 15 prill, qytetarët e Kosovës do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm një orë e gjysmë në ditë dhe atë vetëm për nevoja thelbësore.
Deri më tash, kufizimi i lëvizjes ka qenë nga ora 17:00 deri në orën 06:00.
Në reagimin dërguar ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministres në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, thuhet se komunat nuk janë konsultuar fare lidhur me vendosjen e masave të reja.
“Këto masa kanë filluar menjëherë të shkaktojnë kaos dhe tollovi si në komuna, ashtu edhe vende të tjera publike dhe, në një formë, janë kundërefektive në betejën për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi]”, thuhet në letrën e kryetarëve të komunave të Kosovës, pa u dhënë më shumë detaje, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto











