Lajme
Të vaksinuarit me Moderna mund të mos kenë nevojë të marrin një dozë të tretë
SHBA po ofron “doza përforcuese” të vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer për dhjetëra miliona njerëz që janë vaksinuar plotësisht me këtë vaksinë për të paktën gjashtë muaj.
Dozat përforcuese rekomandohen më së shumti për të rriturit e moshës 65 vjeç e lart, të cilët në përgjithësi nuk kanë të njëjtin lloj reagimi imunitar të fortë dhe të qëndrueshëm ndaj vaksinave si të rinjtë.
Por, nuk ka asnjë udhëzim federal nëse njerëzit që kanë marrë vaksinat COVID-19 të Moderna ose Johnson & Johnson mund të kenë nevojë për “një dozë përforcuese”, shkruan Business Insider.
Sipas këtij mediumi, dëshmitë e reja sugjerojnë se njerëzit në “#TeamModerna” mund të mos kenë nevojë për një “përforcues” aq shumë sa të tjerët.
Javën e kaluar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA lëshuan grupe të të dhënave nga spitalet në gjithë vendin.
Këto të dhëna kanë filluar të tregojnë se njerëzit që morën vaksinën e Moderna-s kanë më pak të ngjarë të shtrohen në spital sesa njerëzit që morën Pfizer ose Johnson&Johnson.
Një raport tjetër i CDC, i lëshuar më herët në shtator, sugjeroi që vaksina me dy doza Moderna uli rrezikun e shtrimit në spital me 93%. Për vaksinën e Pfizer ajo shifër ishte 88%, dhe për Johnson&Johnson ishte 71%.
Dr. Robert Atmar, i cili po udhëheq një studim kryesor për “dozat shtesë” në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, tha se ndërsa ai nuk do të ishte i befasuar nëse marrësit e vaksinave J&J do të merrnin një rekomandim përforcues së shpejti, ndërsa “për Moderna, është një çështje e hapur”.
Kështu, vë në pah Business Insider, mbrojtja që ofron vaksina Moderna kundër shtrimit në spital duket se zgjat më shumë se ajo e vaksinave të tjera.
E-Diaspora
-
Auron Shaqiri: Zëri i qytetarëve dhe i diasporës mund të ndryshojë Lozanën Në kuadër të zgjedhjeve lokale të marsit, Lozana po përballet me sfida të mëdha si rritja... -
Mario Fehr: Zvicra dhe Kosova kanë një miqësi të thellë, histori dhe vlera të përbashkëta -
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri -
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit
Jeta në Zvicër
-
Vendet më të lira për të jetuar në Zvicër në vitin 2026 Qiratë, taksat dhe primet e sigurimit shëndetësor ndryshojnë ndjeshëm nga një komunë zvicerane në tjetrën. Një... -
Mungesa serioze e vaksinave dhe antibiotikëve është zgjidhur -
Mediat austriake: Valon Berisha e pa nga afër aksidentin ku mbeti i vdekur kushëriri i tij -
Auron Shaqiri: Zëri i qytetarëve dhe i diasporës mund të ndryshojë Lozanën -
Rritja e planifikuar e TVSH-së në Zvicër shihet si një ‘sakrificë e menaxhueshme’















