Sport
Atletico Madrid: Ofertë 25 milionëshe për Granit Xhakën
Ylli I Gladbachit, Granit Xhaka, sezonin e ardhshëm mund të luajë në stadiumin Vicente Calderon në Atletico Madrid
Duket e sigurt se trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone dëshiron ta huazojë 22-vjeçarin, yllin e ekipit të kombëtares zvicerane për verën e ardhshme. Siç raporton “Sport Bild”, kampioni i Ligës së Kampionëve bëri një ofertë prej mbi 25 milionë frangash për futbollistin shqiptar, Granit Xhaka.
Kohët e fundit, Xhaka e ka zgjatur kontratën e tij me Gladbach-un deri në 2019 (duke përfshirë mbi 20 milionë klauzolën e lirimit, por e cila do të hyjë në fuqi në qershor 2017).
Xhaka thotë për “Sport Bild” se ka dëgjuar për interesimin e Atletico Madrid dhe se aktualisht nuk do të merret me të. “Unë do të përqëndrohem në detyrat që i kam në Gladbach. “, tha Xhaka transmeton Albinfo.ch.
Xhaka luan sezonin e parë më të mirë të karrierës së tij në Champions League dhe ka rol të rëndësishëm në Gladbach.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm












