“Aty dhe këtu” – aktivitet dyjavor për të huajt në Winterthur
Kosova dhe shqiptarët do të jenë pjesë e programit të javëve të të huajve në disa mbrëmje
Duke filluar nga dita e djeshme, në Winterthur po mbahet manifestimi kushtuar të huajve “Hier und Da ” (Aty dhe këtu). Ky organizim maratonik, që zgjat dy javë (përfundon më 6 tetor) përfshin në vete një numër të madh aktivitetesh kulturore, si shfaqje filmash, dramash hapje ekspozitash si dhe mbajtje debatesh, të gjitha me një qëllim: njohjen më të mirë të ndërsjellë në mes të zviceranëve dhe të huajve.
Problemet me integrimin, martesat e dhunshme apo të aranzhuara, Zvicra në ballafaqim me numrin e madh të të huajve do të jenë tema të përgjithshme që do të rrihen brenda këtyre ditëve.
Ndërsa në veçanti për ksooavrët dhe shqiptarët në përgjithësi do të mbahet një debat me titull “Kosova dhe kosovarët në Zvicër” . Paragjykimet t`i konfrontojmë drejtpërdrejt. Referatin do ta mbajë DR. Willi Fehlmann, ish i deleguar i OSBE-së në Kosovë. Debati mbahet më 29 shtator duke filluar në orën 19.30.
Kosova do të jetë pjesë e programit të javëve të të huajve edhe në forma tjera. Kështu, në mbrëmjen me debat për martesat me detyrim, do të referojë edhe veprimtarja dhe punëtorja sociale Have Shala-Gërguri. Mbrëmja, krahas shfaqjes së një filmi me këtë temë, është planifikuar për 28 shtator, me fillim në orën 19.00.
Aktivitetin e organizon SP e Töss të Winterthurit në bashkëveprim me Grupin për Integrim të Tösslobby
Të gjitha aktivitetet mbahen në këtë adresë: Güterschuppen des Bahnhof Winterthur-Töss. Stationsstrasse 16. 8406 Winterthur
S41 oder Bus 1 ab Winterthur Hbf bis Töss Zentrum Töss.
E mërkurë 28. shtator
Nga ora 19:00- 21:00 ” martesat e dhunshme”- një realitet i fshehur në Zvicër.
Film Doc, 35 min nga WWW.zwangsheirat.ch dhe Input nga Hava Shala, përkthyese interkulturore.
E enjte 29. Shtator
Nga ora 19:30- 21:00″ Kosova dhe kosovarët në Zvicër” . Paragjykimet ti konfrontojmë drejtpërdrejt. Referat nga DR. Willi Fehlmann, ish i deleguar i OSCE në Kosovë.
E premte 30 shtator
Nga ora 19:30-21:00 AG Tössloby Integration: „Fëmijë migrantë shumë – pak sukses në shkollë? Referat dhe podium me prindër, mësues dhe persona përgjegjës të arsimit të shkollave Töss- Winterthur.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











