Lajme
Australia mund të nisë vaksinimin në janar
Australia ka bërë të ditur do të sigurojë afro 85 milionë doza të vaksinës për koronavirus, nëse dy prova të saj rezultojnë të suksesshme.
Kryeministri Scott Morrison tha se vendi i tij ka arritur dy marrëveshje për doza pa pagesë, që do të jepeshin në vitin 2021, nëse miratohen për përdorim. Ai tha se 25 milionë njerëzit e Australisë do të mund të nisin vaksinimin në janar, por shtoi se “nuk ka garanci” për këtë.
Njëra vaksinë është nga Universiteti Oxford dhe kompania farmaceutike AstraZeneca, ndërsa tjetra është lokale, nga Universiteti Queensland. E para është në fazën e tretë dhe të fundit të testimit, e dyta është në fazën e parë. Të dyja ka shumë të ngjarë të kërkojnë që njerëzit të marrin nga dy doza.
Australia ka regjistruar më shumë se 26,000 raste me koronavirus dhe 769 viktima – shumica prej tyre në dy muajt e fundit. Qeveria e Australisë tha se imunizimi nuk do të jetë i detyrueshëm, porse do të inkurajohet fuqishëm. Morrison tha se Australia gjithashtu mbetet e përkushtuar për të siguruar qasjen në vaksina për fqinjët e saj në Paqësor dhe Azinë Juglindore.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër















