Sport
Australianët e duan Besart Berishën në Kombëtare
Pasi ka thyer rekordin e golave, australianët e duan sulmuesin shqiptar në Kombëtaren e tyre
Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha po shkëlqen në futbollin australian. Ai ka thyer edhe rekordin e golave, duke qenë shënuesi më i mirë në histori, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, australianët kanë edhe një dëshirë që ai të luajë për Kombëtaren. Berisha pritet të pajiset me pasaportë australiane këtë javë.
Edhe revista mjaft e njohur “FourFourTwo”, në versionin e saj për Australinë e ka renditur mes kandidatëve potencialë për të përfaqësuar këtë shtet në ndeshjet e Botërorit.
“Besart Berisha do të marrë pasaportën australiane këtë javë dhe trajneri Ante Postecoglu është njeriu që e solli në Australi në fillim. A mund të realizohet? Jam i sigurt se ka edhe rregulla të tjera kualifikimi që duhen plotësuar por si fillim ai ka shumë kohë pa luajtur me Shqipërinë. Ai është një nga lojtarët më të urryer në A-League, por të gjithë i vlerësojmë cilësitë e tij vdekjeprurëse. Unë nuk kam asnjë kundërshtim nëse ai do të shënonte golin e fitores ndaj Irakut apo Emirateve të Bashkuara Arabe pas dy muajsh”, shkruante Adrian Dins në revistën e njohur sportive.
Megjithatë, kjo nuk është e mundur sipas rregullave të FIFA-s, pasi ai më herët ka luajtur për Shqipërinë. Besarti ka marr lejen nga FIFA që të luajë për Kosovën dhe trajneri Albert Bunjaki ka thënë se e pret për ndeshjen ndaj Islandës në muajin mars.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












