Lajme
Austri: 21.5 përqind e fëmijëve në vitin 2023 pa pasaportë austriake

Numri i fëmijëve dhe të rinjve pa pasaportë austriake ka shënuar rritje të ndjeshme vitet e fundit, sipas një raporti të Institutit Austriak për Kërkime Familjare. Në vitin 2023, 21.5% e të rinjve nën 18 vjeç nuk kishin shtetësi austriake, një ndryshim i dukshëm krahasuar me vitet e kaluara, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu, vitin e kaluar shënoi një “nivel të ulët historik për sa i përket shkallës së lindjeve”, sipas drejtorit të institutit, Wolfgang Mazal, i cili prezantoi shifrat së bashku me ministren për Çështjet Familjare, Claudia Plakolm (ÖVP). Mazal theksoi se jo vetëm numri i fëmijëve ka rënë, por edhe dëshira për të pasur fëmijë ka qenë në rënie.
Në vitin 2023, rreth 1.6 milion fëmijë dhe të rinj jetonin në Austri, ndërsa 339.000 prej tyre nuk kishin shtetësi austriake. Ky numër është rritur ndjeshëm krahasuar me 81.000 nga 1.8 milion në vitin 1985. Ndikimi i këtij ndryshimi është bërë i dukshëm në shkolla, sipas Mazal.
Nga ana e saj, ministrja Plakolm deklaroi se qeveria ka ndërmarrë masa, përfshirë ndalimin e ribashkimit familjar, për të adresuar këtë çështje. Ajo theksoi se Austria mbetet një vend që ofron mbështetje sociale dhe perspektiva për të ardhmen për fëmijët dhe familjet. Për më tepër, shpenzimet për përfitimet familjare kanë pësuar një rritje të madhe, nga 3 miliardë euro në vitin 1985 në 12.4 miliardë euro në vitin 2023.
Në vitin 2023, rreth 56.700 fëmijë nën moshën 15 vjeç përfituan ndihmë minimale, me shumicën e tyre, rreth 40.400, të vendosur në Vjenë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë Zvicra ka njoftuar heqjen e një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Sirisë, përfshirë ato që kishin në...
-
Tetë drejtues të kompanive federale fitojnë mbi gjysmë milioni franga në vit
-
Këto festival të muzikës mbahen në Zvicër këtë verë
-
Zjarret në disa automjete shkaktojnë mbylljen e autostradës A1
-
Zvicra mbyll ambasadën në Iran, ambasadorja largohet nga territori