Lajme
Austri: Nga 25 janari, e obligueshme maska FFP2
Deri më tash maskat FFP2 mund t’i gjeni nëpër farmaci, por së shpejti mund të furnizoheni edhe nëpër dyqanet ushqimore
Në Austri jo vetëm që është zgjatur izolimi ndaj Covid -19 deri më 7 shkurt, por qeveria austriake ka vendosur edhe rregulla të tjera. Nga 25 janari do të jetë e obligueshme bartja e maskës FFP2 në të gjitha dyqanet që janë të lejuara të punojnë si dhe në transportin publik.
Deri më tash maskat FFP2 mund t’i gjeni nëpër farmaci, por së shpejti mund të furnizoheni edhe nëpër dyqanet ushqimore me një çmim të volitshëm. „Do të mundohemi që maskat të jenë me të vërtetë me një çmim mjaft të lirë“, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, të dielën, shkruan krone.at, përcjell albinfo.at.
Sa më shumë që të jetë numri i porosive të maskave, aq më lirë do të jetë çmimi i blerjes nga qytetarët.
Ministri Anschober ka thënë se maskat FFP2 do të ofrohen falas për njerëzit me të ardhura të ulëta. Mirëpo për të gjitha detajet e tjera do të bëhet e ditur ditën e mërkurë.
A duhet të bartin maskën FFP2 edhe fëmijët?
“Jo për fëmijët e vegjël”, ka thënë Anschober. Maskat e deritashme për mbrojtja e gojës dhe hundës munden ende të përdoren për fëmijët nga mosha gjashtë vjeç, kurse fëmijët nga mosha 14 vjeç do të duhet të mbajnë maska FFP2 në të ardhmen.
Çmimi do të bëhet i ditur gjatë ditëve të ardhshme.
Përfaqësuesit e dyqaneve ushqimore, Spar, Lidl, Hofer dhe Rewe, kanë deklaruar të dielën se janë duke bërë përpjekje që maskat FFP2 t’ i sjellin me një çmim të volitshëm, transmeton albinfo.at.
Ekzistojnë burime të ndryshme të furnizimit dhe secila kompani ka furnizuesit e saj.
Lidl ka premtuar se deri në fund të javës se ardhshme ata janë në gjendje të ofrojnë rreth një milion maska.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën