Lajme
Austri: Një i burgosur po i kushton shtetit deri 1800 euro në ditë
Një i burgosur 29-vjeçar në Austri, me peshë prej rreth 289 kilogramësh, ka shkaktuar revoltë për shkak të kostove jashtëzakonisht të larta që kërkon për t’u mbajtur prapa grilave.
Ai po konsiderohet si i burgosuri më i rëndë në vend, raporton odditycentral.
29-vjeçari u arrestua në Vjenë, në banesën ku iu gjetën sasi të mëdha droge: 45 kg kanabis, 2 kg kokainë, rreth 2 kg amfetaminë dhe mbi 2000 tableta ekstazi, teksa fillimisht u vendos në burgun Josefstadt të Vjenës, por pas vetëm pak ditësh u transferua në burgun Korneuburg, rreth 15 km në veri të kryeqytetit, për shkak se pesha e tij pothuaj çau shtratin, transmeton albinfo.at
Në burgun e ri, atij i është siguruar një krevat special me strukturë të përforcuar dhe kujdes 24-orësh nga infermierë të jashtëm. Ky kujdes nuk është i lirë: kostot e mbajtjes mund të arrijë deri në 1800 euro në ditë, krahasuar me rreth 180 euro në ditë për një të burgosur “të zakonshëm”.
Vetëm transportimi i tij do të kushtonte rreth 5000 euro, ndaj po mbahet në burg dhe intervistat me të bëhen përmes video-lidhjeve për të kursyer shpenzime.
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër












