Lajme
Austri: Rikthehen maskat FFP2 – këtu mund t’i merrni maskat falas
Nga sot (15 shtator) në Austri nisin masat shtrënguese ndaj koronavirusit
Nga 15 shtator personat nga shtetet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, të cilët janë plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjekësore që e kanë kaluar COVID-19 dhe janë të shëruar, të moshës mbi 12 vjeç, do të lejohen të udhëtojnë për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.
Ndërkohë udhëtarët e pavaksinuar mund të hyjnë në Austri, por duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English)https://entry.ptc.gv.at/en.html, të paraqesin një test negativ të COVID-19 dhe të qëndrojnë në karranitnim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.
Me rikthimin e masave shtrënguara në Austri, rikthehen edhe maskat FFP2. Nga 15 shtatori detyroheni të bartni maskat në të gjitha fushat e jetës së përditshme. Këtu bëjnë pjesë si në: Farmaci, banka, supermarkete dhe në transportin publik. Ata që nuk janë të shëruar dhe nuk janë të vaksinuar, atëherë detyrohen të bartin maskë edhe në muze dhe bibliotekë, raporton albinfo.at.
Për këtë arsye, rrjetet e supermarketeve kryesorë të ushqimeve në Austri kanë vendosur që t’iu ofrojnë klientëve të tyre maska FFP2 falas. Maskat FFP2 mund t’i gjeni në Spar, Rewe (Adeg, Billa, Bipa, Billa Plus, Penny), Hofer dhe Lidl.
Siç kanë njoftuar përgjegjësit e rrjetit të supermarketit “Hofer”, ashtu si në të kaluarën maskat mund t’i merrni pranë arkës së blerje, përcjell albinfo.at.
Ndërkohë nga rrjeti i tjetër i supermarketeve “Spar” kanë deklaruar: “Ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë konsumatorët tanë me maska falas. Megjithatë, kërkesat e klientëve nuk janë edhe aq të larta, shumica prej tyre tashme kanë maska”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











