Shqipëria
Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtimin e Shqipërisë
Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare me 600,000 €, për rindërtimin e banesave të shkatërruara apo dëmtuara
Austria, një nga vendet e para të Bashkimit Evropian që ka ofruar mbështetjen e saj për Shqipërinë e prekur nga tërmeti në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, dhuron edhe 600.000 mijë euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Marrëveshja u nënshkrua dje midis përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe asaj austriake, për dhurimin e shumës, përfitues kryesorë të të cilës do të jenë kryesisht bashkitë e Durrësit dhe të Tiranës.
Kujtojmë se Austria ka qenë një nga vendet e para të Bashkimit Evropian që ka ofruar mbështetjen e saj në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, duke siguruar pas tërmeteve të 21 shatorit dhe 26 nëntorit 2019 gjeneratorë, batanije, krevatë portativë dhe mjete higjeno-sanitare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













