Bota
Austria do të ndalojë refugjatët që ia mësyjnë Skandinavisë
Me këtë ndalesë Austria dëshiron të reagojë ndaj zhvillimeve të reja në kufirin në mes të Austrisë dhe Bavarisë (Gjermani),
Austria, duke filluar nga findi i javës që vjen do të lejojë shkuarjen tutje ose kalimin transit vetëm të refugjatëve që duan të kërkojnë azil në Gjermani.
„Ndërsa ata që duan të shkojnë edhe më tutje, do të kthehen mbrapsht“.
Kështu ka deklaruar sot ministrja e brendshme e Austrisë Johanna Mikl-Leitner, në një emision të lajmeve të radios ORF. Ajo ishte duke folur lidhur me refugjatët të cilët përmes Austrisë duan të vazhdojnë tutje për të kërkuar azil në vendet skandinave, si për shembull në Suedi.
Me këtë ndalesë Austria dëshiron të reagojë ndaj zhvillimeve të reja në kufirin në mes të Austrisë dhe Bavarisë (Gjermani), ka thënë Mikl-Leitner.
Në këtë kufi po ndalohen dhe po kthehen mbrapsht, në Austri, për çdo ditë nga 200 deri 300 refugjatë të cilët deklarojnë se nuk duan te mbeten në Gjermani por të vazhdojnë për në vendet skandinave.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf