Lajme
Austria është duke relaksuar gradualisht kufizimet kundër pandemisë
Pas shumë kohe, shteti austriak është duke relaksuar gradualisht kufizimet për luftim të pandemisë së koronavirusit, pavarësisht numrit të lartë të infektimeve ditore, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se nga 5 shkurti, ora policore do të zbatohet nga mesnata, për dallim nga ora 22:00 sa është tani.
Ndërkohë, nisur nga 12 shkurti, nuk do të ketë më kërkesë për testim apo pasaportë të vaksinës në sektorin e shitjes, ka thënë kancelari Karl Nehammer nga Vjena më 29 janar.
Prej 19 shkurtit, njerëzit me një test negativ në koronavirus, por pa dëshmi të vaksinimit apo shërimit nga ky virus, do të mund të vizitojnë restorantet dhe baret.
Në arsyetimin për marrjen e këtyre vendimeve është thënë se spitalet nuk janë më të mbingarkuara.
“Shifrat janë stabile dhe në nivel të parashikueshëm”, ka thënë Nehammer duke iu referuar situatës në spitale dhe qendra të kujdesit intensiv.
Ministrja e Turizmit, Elisabeth Köstinger, ka thënë se rregullorja e re për orën policore do të mirëpritet pasi është në favor të bizneseve dhe turistëve.
Në shtatë ditët e fundit, në Austri janë infektuar rreth 2,400 persona në 100,000 banorë.
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore












