Jeta në Austri

Austria mbështet Kosovën drejt BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.

Austria ka theksuar edhe një herë mbështetjen për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Kjo u bë e ditur sot nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, gjatë takimit që kishte me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, raporton albinfo.at.

Ministrja Gërvalla e ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që Austria i ka ofruar Kosovës, duke e ndihmuar në zhvillimin e shumë sektorëve.

Palët diskutuan për marrëveshjet bilaterale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Ambasadori Weidinger theksoi përkushtimin e shtetit të tij për të përkrahur Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së. U diskutua edhe çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu u bisedua edhe për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, rolin e veçantë që ka luajtur Austria në sigurimin e vaksinave për Kosovën si dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI