Bota
Austria ngre gardh në kufi me Slloveninë
"Kjo është për të siguruar rendin dhe kontrollin në hyrje në vendin tonë dhe jo për të mbyllur kufirin", tha ministrja për mediet austriake
Austria po planifikon ngritjen e një gardhi përgjatë kufirit me Slloveninë për të ngadalësuar fluksin e emigrantëve, njoftoi ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Joana Mikl-Leitner.
Të dy vendet janë pjesë e zonës së lirë Shengen dhe vendet kryesore tranzit për dhjetëra mijë refugjatë dhe emigrantë që kërkojnë për të arritur vendet perëndimore evropiane përmes Ballkanit.
“Kjo është për të siguruar rendin dhe kontrollin në hyrje në vendin tonë dhe jo për të mbyllur kufirin”, tha ministrja për mediet austriake.
Mikl-Leitner tha se situata është e rrezikshme dhe mund të përshkallëzohet, sepse njerëzit me shpejtësi po ikin, duke pasur parasysh se po bëhet ftohtë.
Të martën, kryeministri i Bavarisë akuzoi Austrinë që ka lejuar mijëra refugjatë për të shkuar në Gjermani, pa informuar autoritetet e atjeshme vendore.
Ministrat austriake iu kanë shmangur përdorimit të fjalës mur, duke folur për masa të veçanta strukturore në kufi. Javën e kaluar, Mikl-Leitner ka kritikuar ashpër opozitën e cila beson se është koha që BE-ja të “ndërtojë një fortesë evropiane.”
Duke folur për mediat Mikl-Leitner tha se gardhi do të jetë solid dhe do të shtrihet disa kilometra majtë dhe të djathtë të kalimit kufitar, por nuk ka saktësuar se kur do të fillojë ndërtimi.
Ajo gjithashtu tha se 200 policë do të trajnohen për t’u bërë policë specialë kufitarë dhe Austria, sipas saj, ka nevojë për 2 mijë policë shtesë.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën