Lajme
Austri: Taksë kompanive të energjisë që fituan nga shtrenjtimi i çmimeve
Austria po shqyrton një taksë pas fitimeve të mëdha që kanë arritur kompanitë e energjisë
Austria po shqyrton një taksë të papritur, pas fitimeve të mëdha që kanë arritur kompanitë e energjisë, tha të shtunën e 15 tetorit zëvendëskancelari Werner Kogler, përcjell albinfo.at.
Politikani i Partisë së Gjelbër tha se dëshiron të vendosë deri në fillim të vitit të ardhshëm mbi mënyrën se si do të zbatohet taksa. Taksa mund të zbatohet gjithashtu në mënyrë retrospektive në vitin 2022, u tha ai mediave.
“Diçka do të ndodhë. Unë guxoj ta njoftoj këtë tani”, tha ai.
Në këtë mënyrë, Austria do t’u bashkohet shumë shteteve evropiane, të cilat duke aplikuar taksën e papritur ndaj atyre kompanive, të cilat papritmas janë duke fituar disa herë më shumë se më parë, jo prej investimeve të tyre, por thjesht sepse çmimi i energjisë në tregje është shtrenjtuar.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit













