Lajme
Austria vazhdon kontrollet kufitare me Slloveninë dhe Hungarinë
Austria do ta vazhdojë kontrollin e brendshëm kufitar me Slloveninë dhe Hungarinë edhe për gjashtë muaj, deklaroi sot ministri austriak i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer.
Në një konferencë për shtyp të mërkurën, ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, informoi se Austria do të vazhdojë kontrollet e kufijve të brendshëm të Austrisë me Slloveninë dhe Hungarinë nga 12 nëntori 2020 deri më 11 maj 2021, raporton heute.at.
“Arsyet për këtë janë, nga njëra anë, “presioni i vazhdueshëm i migrimit, ruajtja e sigurisë së brendshme dhe situata e tensionuar përreth pandemisë së koronavirusit”, ka thënë Nehammer, përcjell Albinfo Austria.
Për më tepër, ministri ka thënë se ka njoftuar homologët e tij nga Sllovenia dhe Hungaria për vendimin e Austrisë për të vazhduar kontrollet e kufijve të brendshëm edhe për gjashtë muajt e ardhshëm.
Austria po përballet me valën e dytë të pandemisë. Ditën e mërkurë u raportua se kishte një tjetër rekord negativ për rritjen e numrit të të infektuarve. Në Austri rezultuan pozitivë me Covid -19 1346 raste të reja. Gati një e treta e rasteve janë identifikuar në Vjenë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













