Integrimi
Austriakët kundërshtojnë dëbimin e familjes kosovare të kërcënuar nga gjakmarrja
Me muaj të tërë Shkolla e Mesme e Lauterach (Austri) dhe shokët po luftojnë për të drejtën e qëndrimit të familjes. Azilkërkuesve iu kanoset vdekja në rast dëbimi në Kosovë. Ata i kërcënon hakmarrja.
Deri në fund të muajit familja shtatanëtarëshe duhet ta lëshojë vendin, përndryshe i kërcënon burgu dëbues. Ky është tashpërtash kapitulli i fundit i një lufte disamujore. Rizahu(17) dhe Aurita (14), dy fëmijët e familjes, ndjekin mësimet në Shkollën e Mesme të Lauterach-ut. Drejtori, mësimdhënësit, shokët dhe kolegët e shkollës po angazhohen me muaj të tërë për qëndrimin e familjes.
Ç’është e vërteta, ata nuk konsiderohen refugjatë konvencionalë pasi që në Kosovë nuk ka luftë, por familjen e kërcënon gjakmarrja nga të afërmit. Këtë ia ka konfirmuar mësueses edhe Peter Schreiner, nëpunës ndërlidhës i Ministrisë së Brendshme Federale në Kosovë, sjhkruan vol.at, transmeton albinfo.ch. „Familja në Kosovë nuk është e sigurt“, thotë mësuesja. Në vetë vendin vërtet nuk ka luftë, por brenda familjes po. Për këtë arsye ajo kërkon që familja të merret nën mbrojtje subsidiare. Si të mbrojtur subsidiarë konsiderohen personat, të cilët nuk kanë arsye për azil, por të cilët në atdhe i kërcënon tortura apo vdekja.
Që në dhjetor shkolla u angazhua për familjen përmes një letre drejtuar Entit Federal për Çështje të të Huajve dhe për Azil. Familja ndjek kurse të gjermanishtes, është e zellshme dhe mirë e integruar. Rizau dhe Aurita janë mirë të njohur në vendtakimin e të rinjve të lokalitetit. Krejtësisht jashtë klisheve, i riu ishte aktiv edhe në përgatitjen e përbashkët të ushqimit, thekson Simon Kresser nga „Puna e Hapur me të Rinjtë“, përcjell albinfo.ch. Kolegët e klasës dhe shokët angazhohen në muajt e fundit edhe përmes medieve sociale, madje kërkuan ndihmë edhe nga presidenti federal.
Por e tëra kjo nuk mundi ta pengojë urdhër-dëbimin. E tmerrshme: djali më i vjetër i familjes, Hidajeti(22), u dëbua në Tunizi – një vend me të cilin kosovari s’ka fare të bëjë. Por, megjithatë, famiilja dhe shokët shpresojnë ende se do të mund ta pengojnë dëbimin. Shumë kohë për këtë nuk ka mbetur.
Një letër e shkruar në facebook në mbrojtje të familjes
Disi e pabesueshme…
A janë përpjekjet tona të kota? Pse po injorohemi saherë kemi për të thënë diç? Pse nxënësit dhe të rinjtë po përqeshen vazhdimisht? A nuk është mendimi ynë i rëndësishëm? Mirëqenia jonë? Çdo gjë sillet rreth së ardhmes, apo jo? Ne jemi e ardhmja ! Dhe ne e shohim familjen në të ardhmen tonë, si një pjesë tonën, si një pjesë të Lauterach-ut, si pjesë të bashkësisë sonë. Dhe, edhe përkundër kësaj, kjo nuk e ndryshon situatën – situatën se ata duhet të largohen. Situatën që ne të mos mund t’i shohim asnjëherë më. Dhe këtë situatë ne e kemi përpara. Dhe ne po kundërshtojnë sërish dhe po e bëjmë me dije historinë e kësaj familjeje… Ata nuk duhet të largohen! Ata duhet të qëndrojnë!
Vol.at
Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur













