CH-Ballkani
Austriaku dërgon ndihma qe 15 vjet në Shqipëri
Anton Huber është austriaku i palodhshëm, i cili mundohet të bëjë gjithçka për ta ndihmuar popullatën shqiptare në Shqipëri. Bashkë me organizatën “Ora International Osterreich”, me seli në Andorf të Austrisë. Në një intervistë për “meinbezirk.at”, Huber ka treguar se tash e 15 vjet dërgon ndihma të ndryshme në Shqipëri. Ky veprimtar humanitar ka gati grumbullimin e radhës për të dërguar në Fushë- Arrëz. ”Që nga viti 2001 organizoi rregullisht ndihma dhe i transportoi në Shqipëri”.
Veprimtari austriak ka thënë se nuk ka numër të saktë se sa herë në vit mbledhin ndihma dhe i dërgojnë për në Shqipëri. “Dërgimi i ndihmave varet sipas nevojës, por edhe sipas grumbullimit të ndihmave. Gjithsesi deri në 4-5 herë në vit”, është shprehur ai, teksa ka shtuar se personalisht në Shqipëri ka qenë afro 30 herë.
Nga artikujt që grumbullojnë kjo shoqatë janë veshje për fëmijë, mobile të vogla, si: tavolina, karrige, shtretër, dritare, dyer si dhe artikuj ushqimorë, përcjell albinfo.ch.
Furnizimi i ndihmave vijnë nga Austria, Gjermania si dhe një pjesë nga Zvicra. Ato grumbullohen nga ndihmësit vullnetarë në Aldorf. Artikujt ushqimorë zakonisht furnizohen nga firmat prodhuese dhe tregtare. “Fushë Arrëza ka ende nevojë për t’u ndihmuar. Fatkeqësisht qeveria e Shqipërisë ka kontribuar shumë pak në atë pjesë. Ne si mision të organizatës kemi edhe objektivat tona që janë: përmirësimi i ushqimeve, mbrojtje për fëmijë si: (kopshte, këshilla për gratë shtatzëna); Asistencë trajnimi (artizanate si qepje dhe artizanate të tjera bujqësore); krijimi i mundësive për punësim dhe projekte të ndryshme të strehimit”, ka bërë më dije zotëri Huber.
Në fund të intervistës Anton Huber ka treguar se një transport për në Shqipëri kushton 4 mijë euro, por këto sponsorohen nga firma të ndryshme në Austri.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi













