Shkurt.ch
Autori i vrasjes në Lozanë është shqiptar
E përditshmja frankofone “Le Matin” bën të ditur se autori i dyshuar i vrasjes në Lozanë, e cila ndodhi para një diskoteke, ishte shqiptar.
Dje në Lozanë 400 persona ngushëlluan babain e djalit të familjes nga Kap-Verdi, i cili dyshohet të jetë vrarë nga një shqiptar gjatë një grindjeje të shtunën e kaluar në Lozanë.
Familja e të ndjerit bën thirrje për qetësi.
“Ne nuk jemi këtu për hakmarrje, por për paqe”, thonë familjarët.
Me zë të qetë, xhaxhai i Luisit të ndjerë, një 30-vjeçar i vrarë me thikë mëngjesin e së shtunës së kaluar, mbajti një fjalim në fund të një marshi të qetë në Lozanë. Marshi kishte filluar 45 minuta më parë, në sheshin e Evropës, në qendër të Lozanës, ku edhe viktima nga Cape-Verdi, baba i dy fëmijëve, vdiq pasi doli nga diskoteka.
I ardhur nga Parisi, xhaxhai foli në emër të familjes.
Shumë pjesëmarrës ishin veshur me fanella me mbishkrimet “Stop dhunës”. Të mbledhurit para selisë së Këshillit të Shtetit të Vaud-it mbajtën një minutë heshtje. “Të gjitha këto tragjedi për shkak të alkoolit apo drogave nuk mund të vazhdojnë më kështu”, tha ndër tjera xhaxhai i të ndjerit për të përditshmen “Le Matin”.
Sipas “Le Matin” pritet të ketë tensione në mes të dy komuniteteve, por gazeta shkruan se ka shpresa të dëgjohet mesazhi i paqes. Të njëjtën e dëshirojnë edhe te komuniteti shqiptar. Sepse në sytë e shumë njerëzve krimi i kryer është vazhdimësi e një rasti që pati ndodhur në vitin 2010 në Martigny (Walis), në të cilin një person nga Kap-Verdi qëlloi me vdekje një qytetar shqiptar. “Prej asaj kohe ka fërkime në mes të dy komuniteteve”, raporton “Le Matin”.
Tri ditë pas tragjedisë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta.
E-Diaspora
-
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan Prokurori me origjinë shqiptare shpall kandidaturën për Distriktin e 10-të në Michigan në zgjedhjet e vitit... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj”
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë FC Prishtina dhe FC Kosova Genève u përballën në ndeshjen për trofe, në një ngjarje të... -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur











