Lajme

Zvicër: Sekuestrohen 12 kg kokainë, dy shqiptarë në pranga

Autoritetet zvicerane kanë sekuestruar 12 kg kokainë, 80% e pastër me vlerë 3 milionë euro.

Në pranga janë vënë 3 shtetas shqiptarë të moshës 23, 29 e 39 vjeç. Më i riu në moshë është banues në Foggia të Italisë, ndërsa 2 shqiptarët e tjerë janë rezidentë në Piza.

Ndalimi i shqiptarëve u bë në daljen e autostradës A22 që lidh Italinë me Zvicrën në afërsi të Komunës Vipiteno.

Trafikantët udhëtonin me dy automjetet të ndryshme. Në njërin prej automjeteve ku udhëtonte shqiptari 23-vjeçar u gjetën 9 pako kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë të modifikuar enkas në makinë.

Në automjetin e dytë në bord me dy shqiptarët e tjerë u gjet një tjetër pako me kokainë e konfeksionuar me një çorapë.

Kokaina e sekuestruar në të dy automjetet është e të njëjtës cilësi. Dyshohet se kokaina trafikohej nga Holanda.

Cilësia e saj mjaft e pastër bën që nga 1 gramë kokainë të përgatiten 4 doza drogë.

Tre shqiptarët ndodhen në burgun e Bolzanos e kanë preferuar të mos u përgjigjen pyetjeve të prokurorëve zviceranë. Ata rrezikojnë nga 8 deri në 20 vjet burgim, shkruan rtklive, përcjell albinfo.ch.