Lajme
Avancon cilësia e mësimdhënies së gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë
Qendra e Botimeve për Diasporën dhe fakulteti i Historisë e Filologjisë kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë, raporton Albinfo.ch.
“Duke vlerësuar rëndësinë e përhapjes, studimit dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë, institucionet ranë dakord për bashkërendimin e punës për hartimin, përzgjedhjen, përshtatjen, përmirësimin e teksteve shkollore dhe literaturës plotësuese për mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë; ofrimin e përvojës për didaktikën e mësimdhënies së gjuhës shqipe jashtë vendit si dhe përgatitjen e materialeve didaktike të mësimdhënies në shërbim të një platforme digjitale të mësimit të gjuhës shqipe, si dhe organizimin e aktiviteteve dhe konferencave të përbashkëta shkencore për trajnimin e mësuesve në Diasporë”, thuhet në njoftimin e QBP.
Në këtë takim, dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Sabri Laçi dhe drejtoresha e Qendrës së Botimeve, znj. Mimoza Hysa vlerësuan rëndësinë e kësaj marrëveshjeje me interes të përbashkët.
Gjatë takimi të zhvilluar në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, ishin të pranishëm edhe zëvendës dekani i Fakultetit te Historisë dhe të Filologjisë Dr. Andi Pinari, përgjegjësja e Departamentit të Letërsisë Prof. Dr. Persida Asllani, përgjegjësja e Departamentit të Historisë Prof. Dr. Valentina Duka, dhe përfaqësues nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
E-Diaspora
-
Dekreti i Presidentes dhe interpretimi i neneve 82 dhe 86 lidhur me shpërndarjen e Kuvendit Ky opinion juridik paraqet një analizë të shkurtër lidhur me përcaktimin e momentit kur konsiderohet se... -
“Gratë dhe dhuna në familje e shoqëri” në fokus të tryezës diskutimi në Cyrih me rastin e 8 Marsit -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në një automjet postar në qendër të Kerzers, disa viktima dhe të plagosur Disa pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu të... -
Basel-Stadt pezullon votimin elektronik pas një problemi teknik -
Mungesë e ilaçit parandalues kundër HIV në Zvicër -
Shkatërrimi i malit zviceran rritet ndërsa përgatiten planet e evakuimit -
Karta ‘Magic Pass’ thyen rekord me 321,400 të shitura














