Integrimi
Avniu rrezikon jetën për të shpëtuar fqinjen e tij nga grabitësi
Unë e pashë vajzën të shtrirë në tokë”, ka thënë Avni P. Ai alarmon menjëherë policinë, por ndërkohë ndjek me vrap edhe hajnin
Një rumun, të shtunën rreth orës 20.30 ka ndjekur një vajzë të re në rrugën Favorite të Vjenës deri tek shkallët e shtëpisë. Qëllimi i tij ishte kuleta e saj. Viktima ka rezistuar fuqishëm deri në ikjen e hajdutit. Me të dëgjuar britmatn, fqinji i saj shqiptar Avni P. merr guxim duke e ndjekur hajdutin deri në kapjen e policisë.
40 vjeçari Avni P. derisa së bashku me bashkëshorten e tij të shtunën në mbrëmje po pinin nga një kafe në tarracë, dëgjoi një britmë të fort në ndërtesën ku banonin. Pa hezitim, Avniu kërceu mbi lulishte dhe doli me vrap nga ana tjetër e derës së hyrjes. Ai e pa aty se si një mashkull tentonte t`ia rrëmbente kuletën një vajze.
“Unë e pashë vajzën të shtrirë në tokë”, ka thënë Avni P, për gazetën “krone.at”, transmeton “Albinfo.ch”.
Kosovari alarmon menjëherë policinë, por ndërkohë ndjek me vrap edhe hajnin. Me ndihmën e kalimtarëve, rumuni 33 vjeçar arriti të ndalohej derisa policia erdhi dhe e arrestoi. Vajza 25 vjeçare nga lëndimet e marra dhe trauma ishte dërguar për në spital.
Avniu, i cili para 20 viteve kishte ardhur në Austri dhe me shumë angazhim ka ndërtuar një ekzistencë së bashku me bashkëshorten është i shqetësuar me rritjen e krimit në Austri, përcjell albinfo.ch deklarimin e Avniut për mediet austriake. Ai shqetësohet posaçërisht për ata të cilët gjatë natës kthehen nga puna për në shtëpi.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë














