Uncategorized
Azilkërkuesi shqiptar i shkakton plagë të rënda bashkatdhetarit të tij
Mbrëmjen e të enjtes në afërsi të një kampi azilkërkuesish në Preusisch Oldendorf ka ndodhur një konflikt fizik në mes të dy shqiptarëve, me ç`rast njëri prej tyre, një 32 vjeçar, ka pësuar plagë të rënda nga goditjet me thikë, shkruan westfallen-blatt.de
Policia ishte alarmuar rreth orës 19.30 për zënkën që kishte ndodhur në mes të dy azilkërkuesve. Shqiptari 25 vjeçar i kishte shkaktuar plagë të rënda me thikë bashkatdhetarit të tij 32 vjeçar, transmeton albinfo.ch. Policia bën të ditur se i plagosuri është transportuar në spital në Lübbecke ku është operuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa 25 vjeçari i cili fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes i është dorëzuar të premten policisë në Entin social të Lübbecke-s. Ai është arrestuar dhe ndodhet nën masat policore.
E-Diaspora
-
Dekreti i Presidentes dhe interpretimi i neneve 82 dhe 86 lidhur me shpërndarjen e Kuvendit Ky opinion juridik paraqet një analizë të shkurtër lidhur me përcaktimin e momentit kur konsiderohet se... -
“Gratë dhe dhuna në familje e shoqëri” në fokus të tryezës diskutimi në Cyrih me rastin e 8 Marsit -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit
Jeta në Zvicër
-
Karta ‘Magic Pass’ thyen rekord me 321,400 të shitura Kjo rritje prej 63% shënon një rekord të ri për kooperativën zvicerane... -
Ligjvënësit zviceranë bëjnë thirrje për paga më të mira për gratë në ushtri -
Pronarët e barit në Crans-Montana hetohen për dyshime për pastrim parash -
Iniciativa interesante në Gjenevë: 500 CHF për të hequr dorë nga makina juaj -
Office World mbyll të gjitha filialet në Zvicër, 45 punonjës mbeten pa punë












