E-Diaspora
“Babai/Mein Vater”, film që xhirohet në ish bazën e NATO-s
Në filmin “Babai/Mein vater” behet fjalë për Norin dhjetëvjeçar, i cili, në kërkim të babait të zhdukur në Kosovë, gabimisht shkon në Gjermani
Ambientet ku më parë qëndronte komanda e NATO-s në Rheindahlen të qytetit gjerman Mönchengladbach (JHQ) janë bërë sërish një pikë qendrore e takimeve ndërkombëtare. Një ekip shqiptaro-maqedonas-gjerman në qendrën e tashme filmike po xhiron një film artistik në qendrën e braktisur.
Aktorët ashtu si dhe regjisori, Visar Morina, vijnë nga Kosova. Por pjesën e vet e ka edhe Mönchengladbach-u, producentja e filmit “Babai/Mein Vater” është e lindur në këtë qytet.
“Nëna ime ka punuar në JHQ”, rrëfen producentja Nicole Gerhards. Më kujtohet që kam qenë këtu si fëmijë”.
Xhirimet kanë nisur nga fillimi i kësaj jave rreth një barake të vjetër në JHQ, e cila në film “luan rolin” e një qendre strehimi të azilkërkuesve.
Në filmin “Babai/Mein vater” behet fjalë për Norin dhjetëvjeçar, rolin e të cilit e luan Val Maloku, një vogëlush i kësaj moshe. Nori është në kërkim të babait të zhdukur në Kosovë, dhe, gabimisht rruga e çon në Gjermani.
Deri më tash është xhiruar në Kosovë, Maqedoni dhe në Gjermani. Ekipi ka ardhur në Mönchengladbach pas 35 ditë xhirimesh. Ky është stacioni i fundit për ekipin e filmit. Katër aktorë dhe 18 statistë parakalojnë para kamerave. Në film flitet shqip. Më vonë, filmi i sponsorizuar nga WDR, Arte dhe fondacioni për film dhe medie i NRW-së do të sinkronizohet edhe gjermanisht.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












