Lajme
BAG: 1219 raste të reja dhe 62 të vdekur në 24 orët e fundit, në Zvicër
Mesatarja 7 ditore është 1026 raste. Kjo është 23 për qind më pak se në javën e kaluar. Trendi aktualisht është në rënie

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 1219 raste të reja pozitive me koronavirus, të regjistruara në 24 orët e fundit.
Mesatarja 7 ditore është 1026. Kjo është 23 për qind më pak se në javën e kaluar. Trendi aktualisht është në rënie.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 4.7 për qind ose nga 100 teste, mesatarisht rreth 5 teste ishin pozitive. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 1 pikë përqindje.
Numri i testeve në një mesatare 7-ditore është 27,235 teste në ditë, duke mbetur kështu i njëjtë në krahasim me javën e mëparshme.
BAG raporton 62 vdekje të reja. Mesatarja 7 ditore është 15 të vdekur në ditë. Kjo është 24 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 1018 persona të cilët janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 10 për qind më pak se në javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 84 për qind të zëna, ndërsa përfshirë edhe shtretërit ad hoc, niveli i shfrytëzimit të tyre është 74 për qind.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Refuzohet ankesa e kosovares për dhunë nga burri: Ajo duhet të lëshojë Zvicrën Pasi akuza për dhunë në familje nuk u dëshmua në gjykatë, gruaja humbi lejen e qëndrimit...
-
Dyqan pa qira për prodhuesit e Kosovës
-
Saimir Pirgu shkëlqen në Operën e Cyrihut
-
Kongresi Panshqiptar Amerikan, kërkon ndihmë për sigurimin e vaksinave nga Departamenti i Shtetit
-
Austri: Të papunët do të marrin para shtesë deri në fund të qershorit
Jeta në Zvicër
-
BAG raporton 2226 raste të reja me Covid Në 24 orët e fundit, 2226 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale...
-
Politikanët zviceranë i bëjnë presion qeverisë për të krijuar pasaportë Covid-19
-
Ndërsa Zvicra zbut masat, vendet fqinje vendosin bllokime drastike
-
Bruksel: Vaksinat të jenë gati për verë
-
Refuzohet ankesa e kosovares për dhunë nga burri: Ajo duhet të lëshojë Zvicrën