Lajme
BAG: Edhe ata që e kanë kaluar koronën, duhet të vaksinohen
Vaksinimit duhet t`i nënshtrohen edhe ata që tashmë kanë qenë të infektuar me Covid-19. Por nuk duhet vaksinuar drejtpërdrejt gjatë sëmundjes
Duke filluar nga 4 janari vaksinimi do të bëhet në shumicën e kantoneve të Zvicër ndërsa në disa prej tyre ai fillon nesër, më 23 dhjetor.
Qeveria Federale, për të sensibilizuar popullatën, ka nisur një fushatë me postera, me një faqe në internet dhe një linjë telefonike, bën të ditur sda.ch.
Në konferencën e sotme për media në Bernë, përfaqësues të BAG dhe ekspertë të fushës kanë informuar për strategjinë e vaksinimit që do ta ndjekë Zvicra, transmeton albinfo.ch. Ata kanë theksuar edhe njëherë se vaksinimet janë vullnetare.
Nuk është paraparë ndonjë detyrim për t`u vaksinuar.
Qëllimi i fushatës është që të gjithë të vendosin vetë nëse duan të vaksinohen, duke qenë të mirëinformuar.
Për shkak se dozat e vaksinimit në Zvicër pritet të mbërrijnë në faza, vaksinimi i popullatës do të zgjasë me muaj.
“Vaksinimi është shumë efektiv”
Christoph Berger, President i Komisionit Federal për Çështjet e Vaksinimit (EKIF), në konferencën e sptme për media ka rekomanduar vaksinimin.
Vaksina nga Pfizer / Biontech është shumë efektive, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch. “Mund të ketë efekte anësore lokale, siç ndodh shpesh pas vaksinimeve, për shembull lodhje, dhimbje koke ose ethe”, por kjo është në suaza të normales.
Vaksinimit duhet t`i nënshtrohen edhe ata që tashmë kanë qenë të infektuar me Covid-19. Por nuk duhet vaksinuar drejtpërdrejt gjatë sëmundjes. “Vetëm nëse keni alergji të rëndë ndaj përbërësve të vaksinës, nuk duhet të vaksinoheni”, ka shtuar Berger.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku
















