Lajme

BAG publikoi statistikat e fundit lidhur me infektimet Covid

Në 24 orët e fundit, 9,546 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 63,426. BAG raporton gjithashtu 18 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 102 persona të tjerë u shtruan në spital.