Lajme

BAG: 1,140 infeksione të reja me Covid në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, 1,140 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 36,141.

BAG gjithashtu raporton 10 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 33 persona të tjerë u shtruan në spital. /Albinfo.ch